Ad imageAd image

Merret në mbrojtje nga policia italiani që qëlloi grabitësin shqiptar

3 min lexim

Vazhdon të jetë i shtruar në repartin e terapisë intensive e në prognozë të rezervuar dhe pse jashtë rrezikut për jetën 16 vjeçari shqiptar Enrico P., i cili mbrëmjen e së premtes 26 prill, së bashku me 2 persona të tjerë tentoi të grabisë një vilë dy katëshe në komunën Monterotondo në provincën e Romës.

Ai u godit me armë zjarr nga djali i pronarit të banesës Andrea Pulone, 29 vjeç, i cili kishte pikasur hajdutët dhe me një pistoletë me leje të rregullt Glock e kalibrit 40 mm, shtiu drejt tyre. Dy prej plumbave kanë qëlluar në gjoks 16 vjeçarin shqiptar që u braktis nga miqtë e tij në hyrje të spitalit Gemelli të Romës.

“Qëllova për t’i trembur dhe nuk kuptova se dy nga plumbat goditën njërin prej tyre,”-është shprehur Pulone. 29-vjeçarit italin ju është sekuestruar pistoleta dhe është nën hetim nga prokuroria italiane.

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia italiane vendosi në mbrojtje 24 orë në 24, vilën ku ndodhi ngjarja me rrezikun e një hakmarrje të mundshme Andrea Pulone.

Ai është njëherësh dhe kandidat i listës së Partisë Demokratike në Monterotondo në zgjedhjet lokale që priten të zhvillohen në maj të 2019.

“Nuk doja ta plagosja,”– tha ai. “Nëse grabitësit nuk do hynin në banesë unë nuk do kisha qëlluar kurrë.”

Kjo ngjarje ka rindezur në Itali polemikat mbi ligjin ndaj të drejtës së vetëmbrojtjes i sapo aprovuar nga qeveria Conte e ky është episodi i parë i verifikuar menjëherë pas firmosjes së tij dhe nga Presidenti Sergio Mattarella.

Mbi ngjarjen është prononcuar dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini: “Mesa duket një ditë më parë është verifikuar episodi i parë i të drejtës së mbrojtjes së ligjshme. Një 16 vjeçar shqiptar, anëtar i një bande grabitësish është braktisur në prag të spitalit Poliklinik Gemelli, pasi ka marrë plagë zjarri. Më pyetën a më vjen keq. U përgjigja se nëse 16 vjeçari nuk do bënte grabitësin tani do të ishte mirë e  duke parë spektaklin “Kërcim me Yjet”.”

Adoleshenti shqiptar është djali i një familje emigrantësh shqiptarë që jetojnë në lagjen San Basile në periferi të Romës. Ai ka precedent penal për vjedhje. Makina e përdorur për grabitjen dhe me të cilën miqtë e tij e shoqëruan në spitalin Gemelli është marr me qira, fakt që dëshmon se bashkëpunëtorët e tij janë mazhorenë.

Policia italiane është vënë në kërkim të tyre.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull