Ad imageAd image

Presidenti Meta, në meshën e Kryeipeshkvit të Firences dedikuar 90 vjetorit të Kardinal Troshanit

1 min lexim

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar nderimin nga Papa Françesku i  kardinalit shqiptar Ernest Simoni me rastin e 90 vjetorit të lindjes.

Meta ishte i pranishëm edhe në meshën ku u lexua letra qe Ati i Shenjte i kishte nisur Kardinalit Troshani, ku i përcillte edhe bekimin e tij Apostolik.

Kreu i shtetit vlerësoj figurën e kardinalit Ernest Simoni, si dëshmia e gjalle e besimit te pa lëkundur ne Zot.

- reklamë -
Ad imageAd image

“I lumtur të marr pjesë sot në meshën për gjithë shenjtorët organizuar nga Krye ipeshkvi i Firences Betori për nder të 90-vjetorit të Kardinalit tonë të dashur Troshani” shkruan Meta në profilin e tij në facebook.

45191624_1986875664692030_6663202556388311040_o.jpg

Presidenti Meta falënderoj dhe qytetin e Firences dhe qytetaret e tij për mikpritjen qe i kane bere kardinalit shqiptar.

“Sot në Firence me kryetarin e Bashkisë, Dario Nardella, për meshën e gjithë shenjtorëve, për nder të 90-vjetorit të lindjes së Kardinalit tonë Ernest Simoni Troshani” shkruan Meta në profilin e tij në facebook.

45272195_1986855268027403_7241703989387984896_n.jpg

Ndani këtë artikull