Ad imageAd image

Meta në familjen e majorit të gardës: Nika shembull i shkëlqyer i integritetit

1 min lexim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehu ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Major Martin Nikës pak ditë më parë.

Duke vizituar familjen Nika sot në Tiranë, Presidenti Meta u shprehu vlerësimet më të larta dhe mirënjohjen më të thellë familjarëve dhe kolegëve për kontributet e shquara që Major Martin Nika ka dhënë për 30 vite në Gardën e Republikës në mbrojtjen e institucioneve.

“Martin Nika do të mbetet një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit, integritetit dhe modestisë për të gjithë”, – u shpreh Presidenti Meta.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull