Ad imageAd image

Meta në institutin që mban emrin e John McCain: Mirënjohje për ndihmën ndaj Shqipërisë

1 min lexim

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, presidenti Ilir Meta është ndalur edhe në institutin që mban emrin e ish- Senatorit të ndarë nga jeta pak kohë më parë John McCain.

Meta shpreh mirënjohje për senatorin që dha kontribut të vecantë në pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“I nderuar të vizitoja McCain Institute dhe të takoja drejtorin ekzekutiv, Ambasador Kurt Volker.

Mirënjohës për Senatorin John McCain, në veçanti për kontributin e tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO”, shkruan Meta.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull