Ad imageAd image

Meta për ngushëllim në familjen e shkodranit që humbi jetën në Genova  

1 min lexim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në Oblikë për ngushëllime te familja e Admir Bokrinës, i cili gjeti vdekjen pak ditë më parë pas shembjes së urës në Genova.

“Nuk kanë fuqi fjalët për të shprehur dhimbjen e ngushëllimin për këtë rast tragjik. Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë.”, është shprehur kreu i shtetit, Ilir Meta.

Bashkë me shkodranin, Admir Bokrina, në këtë tragjedi humbi jetën edhe një shqiptar nga Durrësi, Marjus Djerri.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull