Ad imageAd image

Meta pret Milorad Dodik, zbardhet biseda

1 min lexim

Në kuadër të samitit të Brdo-BHrijunit, presidenti Meta priti në Tiranë kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović.

Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik për herë të parë në Shqipëri.

“Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović.

- reklamë -
Ad imageAd image

Prania e tyre në Samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë, kontribut i çmuar për një rajon të orientuar qartë ndaj vlerave europiane.

Shprehëm vullnetin e përbashkët për hapjen e ambasadave respektive në të dy vendet tona.

Besimplotë për të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Bosnjë dhe Hercegovinës”, shprehet Meta.

Ndani këtë artikull