Ad imageAd image

Mjekët në Britani operojnë dy bebe të palindura ende

2 min lexim

Dy bebeve të palindura ende u janë riparuar shtyllat kurrizore nga kirurgët, disa javë para lindjes së tyre.

Operacionet, të parat e këtij lloji në Britaninë e Madhe, u kryen nga një ekip prej 30 doktorësh në Spitalin e Kolegjit Universitar të Londrës, transmeton tch.

Bebet kishin “spina bifida” (defekt kongjenital i shtyllës kurrizore), një gjendje në të cilën shtylla kurrizore dështon të zhvillohet siç duhet dhe ka një boshllëk.

- reklamë -
Ad imageAd image

Zakonisht, ky problem trajtohet pas lindjes, por sa më herët që të riparohet, aq më mirë është për lëvizshmërinë dhe shëndetin afatgjatë.

Gjatë operacionit 90-minutësh, mjekët bënë një prerje në bark dhe më pas ngjitën shtyllat kurrizore të bebeve, duke zhdukur boshllëkun. Procedura është e rrezikshme dhe mund të çojë në lindje të parakohshme, por kërkuesit po përdorin mënyra më pak invazive.

“Ne i japim nënës një ilaç që mund ta ndihmojë të qetësohet, por sidoqoftë ka rrezik”, thotë Anne David, që ka punuar për ta realizuar këtë operacion në Britaninë e Madhe prej 3 vitesh.

Më herët, nënat detyroheshin të shkonin në SHBA, Belgjikë apo Zvicër për kryerjen e këtij operacioni.

Sipas statistikave, më shumë se 200 fëmijë në Britaninë e Madhe lindin me këtë problem çdo vit. “Spina bifida” ndodh kur tubi neural i bebes, një formë e hershme e trurit dhe shtyllës kurrizore të bebes, nuk formohet siç duhet dhe çon në boshllëqe apo defekte në shtyllën kurrizore dhe kockat e saj.

Operacioni mund të përdoret në shumicën e rasteve, por shpesh, sistemi nervor mund të jetë i dëmtuar, gjë që çon në probleme, mes të cilëve edhe paraliza apo mungesa e ekuilibrit.

Ndani këtë artikull