Ad imageAd image

Mot i ftohtë, si paraqitet situata e rrugëve në gjithë vendin

2 min lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën në vend si pasojë e motit të ftohtë. Sipas informacioneve të marra nga strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë e strukturat tjera përgjegjëse nuk ka probleme që kanë të bëjnë me Emergjencat Civile.

Akset rrugore nacionale:

Aktualisht të gjitha akset nacionale rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht.

- reklamë -
Ad imageAd image

Është punuar dhe po punohet nga firmat kontraktore për pastrimin dhe mbajtjen në gatishmëri te tyre si dhe hedhje kripe në segmentet problematike.

 

Në bashkinë Kukës:

Gjendja e rrugëve rurale në inventar të bashkisë është si më poshtë:

Është e bllokuar rruga në drejtim të Njësia Administrative Arrën.

Rrugët në Njësinë Administrative Kalis dhe Grykë Çajë janë të kalueshme por me vështirësi.

Për rrugët e Njësisë Administrative Zapod po punohet për hapjen e lidhjen e fshatrave ndërmjet tyre. Në rrugën Kukës- Shishtavec rruga po pastrohet dhe hidhet kripë nga mjetet e Bashkisë Kukës

Puna do të vazhdojë dhe sot nga bashkia për ti bërë efiçente dhe këto pjesë rrugësh.

Në bashkitë Tropojë dhe Has:

Të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.

Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun.

Aktualisht ka pak reshje bore ne qytet dhe zonat e ulëta, në zonat malore mesatare.

Ditët e para të janarit 2019 u shoqëruan me reshje dëbore në Korçë, Gjirokastër, Kukës, Tropojë e të tjera qytete të vendit. Situata u paraqit më e rënduar në qarkun e Kukësit

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull