Ad imageAd image

Moti i keq nxjerr në pah problemet, ja qytetet që mbetën në errësirë

1 min lexim

I gjithë vendi ynë është ‘pushtuar’ nga moti i keq ditën e sotme, ku nuk kanë munguar stuhitë e shiut e era e fortë.

Moti i keq ka shkaktuar probleme të konsiderueshme në Vlorë, ku si pasojë janë dëmtuar disa shtylla elektrike duke nxjerrë jashtë përdorimit fidrin në Radhimë. Si pasojë e këtij dëmi kanë mbetur pa energji elektrike zonat Dukat, Tragjas e Llogara. Po ashtu për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë aksi rrugor në Llogara është i pakalueshëm. Kjo ka ardhur si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi rrugë.

Ndërkohë probleme me energjinë elektrike ka si pasojë e këputjes së përcjellësve të rrymës ka patur edhe në qarkun e Gjirokastrës ku kanë mbetur 23 fshatra pa energji. Po ashtu në Elbasan disa fshatra janë pa drita për shkak të defekteve të shkaktuara nga era.

- reklamë -
Ad imageAd image

Problem janë shfaqur në Durrës ku janë, porti ka ndërprerë punën.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull