Ad imageAd image

Moti/ Ja çfarë temperaturash pritet të mbizotërojnë këtë javë

1 min lexim

Mot i kthjellët dhe me vranësira të herë pas hershme kryesisht gjatë pasditeve ka mbizotëruar ditët e fundit në vendin tonë.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve të Meteoalb, edhe gjatë kësaj jave, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të shpeshta gjatë pasditeve kur priten edhe shira të përkohshëm kryesisht në qendër dhe jug të vendit ndërsa rrebeshe afatshkurtra në ekstremin Verior.

Datat 25 – 27 do të sjellin një sistem të organizuar vranësirash, rrjedhimisht edhe shira të konsiderueshëm thuajse në të gjithë vendin.

- reklamë -
Ad imageAd image

Temperaturat e ajrit do vijojnë me ndryshime të lehta, ku një rënie e lehtë pritet në temperaturat e mëngjesit ndërsa gjatë mesditës temperaturat variojnë nga 27 – 31°C në zonat malore dhe nga 33 – 36°C në zonat e Ultësirës.

Ndani këtë artikull