Ad imageAd image

Moti/ Sot, jo vetëm diell për plazh

1 min lexim

Ndërsa dita e djeshme ka qenë e freskët dhe me reshje lokale shiu, duket se edhe ajo e sotmja do të vazhdojë të jetë njësoj.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë ditës së dielë do të jetë reshje shiu.

Era do të jetë mesatare, sidomos në bregdet.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel:

Reshjet

Sot priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.

Ndani këtë artikull