Ad imageAd image

Nami me vjedhjet në Lezhë/ Banorët: Policia është palë më hajdutët

1 min lexim

Prej disa ditësh në fshatin Rrilë të Lezhës janë kryer një seri vjedhjesh të banesave dhe të bagëtive.

Banorët denoncojnë policinë, pasi sipas tyre është bërë palë me hajdutët, duke i lënë ata në mëshirë të fatit.

I zoti i shtëpisë  që është grabitur së fundi, Ndue Karaçi shprehet se ai është kërcënuar nga oficeri i policisë: Policia është bërë palë me hajdutët, më ka kërcënuar oficeri i policisë se do ta zgjidhim privatisht. Në fshat ka vjedhje çdo natë, policia nuk reagon por e mbyll privatisht me familjarët që të mos bëjnë denoncime.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull