Ad imageAd image

Nami në Bizë të Martaneshit me prerjen e pyjeve

1 min lexim

Nami në Bizë të Martaneshit me prerjen e pyjeve. Disa qytetarë njëri pas tjetrit po denoncojnë pranë Lapsi.al kamionë të shumtë që po trasportojnë në rrugë të humbura sasi të mëdha druri të prerë pasditen e sotme. Deri më tani flitet për 7 kamionë të mëdhenj me rimorkio dhe një pafundësi kamionësh të thjeshtë. Që në shkurt të 2016, qeveria formalisht ka vendosur një moratorium për prerjen e pyjeve duke i kaluar të drejtën bashkive të lejojnë vetëm aq prerje sa ka nevojë popullësia për ngrohje.

Nuk dihet nëse kamionët e mësipërm janë të ngarkuar me dru për ngrohje!!! por vështirë se ndonjë kompani shqiptare i merr masat për dimrin që në korrik.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull