Ad imageAd image

Ndaloi të ndihmonte një të plagosur, i droguari përplas për vdekje shqiptarin dhe i merr makinën

1 min lexim

Një tjetër tragjedi ka ndodhur me një të ri shqiptar në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Bëhet fjalë për 22-vjecarin Dhimitri Andoni nga Devolli, i cili u përplas nga një kamion në rrugët e Floridës, teksa po kthehej nga shkolla.

Shqiptari kishte ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë një personi që kishte parë në anë të rrugës, të aksidentuar. Personi që drejtonte kamionin, sipas raportimeve, është një përdorues droge, i cili kishte paguar plotë 100 mijë dollarë për të fituar lirinë.

E si të mos mjaftonte kjo, pas përplasjes, shoferi i kamionit i ka marrë makinën 22-vjeçarit shqiptar dhe ia ka mbathur me të, duke lënë në anë të rrugës kamionin e tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

Motra e të ndjerit  i tha se ishte shoku i vëllait të saj, ai i cili lokalizoi  makinën e vëllait me GPS, në kohën kur nuk dinin asnjë adresë për njeriun e shtëpisë.

Autori i ngjarjes, Dana Byrd, ka rënë në prangat e policisë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull