Ad imageAd image

Ndarja nga jeta e Marika Kallamatës/ Meta: Humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë

1 min lexim

Ndarja nga jeta e aktores së mirënjohur Marika Kallamata, ka sjellë edhe reagimin e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se, kjo është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

 

Në fund të mesazhit të tij, presidenti u shpreh ngushëllimet familjarëve, bashkëpunëtorëve të aktores por edhe të gjithë artdashësve shqiptarë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!

 

Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.

Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!”, shprehet presidenti Meta në mesazhin e tij.

Image

 

Ndani këtë artikull