Ad imageAd image

Ndërhyrjet në rrjet – OSHEE: Zonat e Tiranës dhe ku do të ndërpritet energjia sot

1 min lexim

Ndërhyrjet nën nënstacionin Kashar ditën e sotme do të lënë pa energji disa zona të Tiranës. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, punimet po kryhen me qëllim rritjen e cilësisë së furnizimit me energji elektrike në ditët e pikut të ngarkesës, gjatë sezonit veror.

Si rrjedhojë e remontit, OSHEE njofton se do të stakojë si masë sigurie energjinë në fiderin 143 6 kv të nënstacionit Valias dhe fiderin Rinas 6 kv të nënstacionit Rinas.

Ndërsa, punimet do të kryhen nga ora 09:00 deri në orën 13:00 dhe do të mbeten pa energji: Bizneset private në zonën e Rinasit, Laknas, Rinas, Vorë pjesërisht, Ujësjellësi Bruk-Bërxullë si dhe Qerekë pjesërisht.

- reklamë -
Ad imageAd image

SCAN

Ndani këtë artikull