Ad imageAd image

Ndërrimi i viteve në Fier, 30-vjeçari plagoset me armë zjarri

1 min lexim

Nata e ndërrimit të viteve në Fier nuk ka kaluar pa incident. Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, në lagjen Apollonia. 

bëhet fjalë për Julian Serdani. 30-vjecari është plagosur lehtë në këmbë e në dorë me armë zjarri të tipit pistoletë. Momentalisht gjendet i shtruar në spital, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.  

Sipas njoftimit policor, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. 

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull