Ad imageAd image

Ndërron jetë një javë pas aksidentit tragjik efektivi i rrugores në Berat

1 min lexim

Efektivi i policisë rrugore të qarkut Berat, Myslym Bakërri, ka ndërruar jetë 10 ditë pas aksidentit të rëndë.

Bakerri ishte në krye të detyrës me mjetin e policisë rrugore, duke patrulluar në aksin Urë Vajgurore-Kuçovë, kur u përplas me një mjet tjetër, tip Volsvagen.

Pas përplasjes të dyja mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan në kanal. Efektivi Bakerri u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ndërroi jetë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Funksioni i tij në policinë e shtetit ishte: Trup shërbimi ne sektorin e qarkullimit rrugor te Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë

Myslym Bakërri ishte 63 vjeç dhe kishte 42 vjet në policinë e Beratit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull