Ad imageAd image

Në Ambasadën amerikane nis takimi i David Hale me liderët e Kosovës

1 min lexim

Sapo ka filluar takimi Nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale me tre liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se takimi është duke u mbajtur në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Diplomati amerikan në këtë takim do të kërkojë nga liderët e vendit që të bëhet pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bonsja e Hercegovina.

Ndryshe, tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

- reklamë -
Ad imageAd image

Para se të vijë në Prishtinë, diplomati amerikan David Hale, dje ka qëndruar në Bograd. Gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Hale ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve. 

Ndani këtë artikull