Ad imageAd image

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, kush është i ekstraduari nga Greqia

1 min lexim

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.

Bëhet fjalë për Mentor Hasanin, 43 vjeç, banues në Dibër, i cili u ekstradua nga Athina drejt Tiranës.

Hasani ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Dibrës, me vendimin e dhënë në 31 mars 1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje’ dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”.

- reklamë -
Ad imageAd image

43-vjeçari akuzohet se më 28 gusht 1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull