Ad imageAd image

Në kërkim për keqtrajtimin e fëmijës, ndalohet në kufi 41-vjeçarja

1 min lexim

Policia kufitare ka ndaluar një 41-vjeçare e cila ishte në kërkim për keqtrajtimin e fëmijës.

Në pikën kufitare të Morinës policia ndaloi shtetasen me inicialet F.J. e cila po dilte jashtë Shqipërisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar këtë shtetase me 2 vite burg, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ajo është transportuar në qeli për të vuajtur dënimin në fuqi që rëndon ndaj saj

Ndani këtë artikull