Ad imageAd image

Në Shqipëri shet makina, në Itali drogë

1 min lexim

Është arrestuar në aeroportin e Xhenovas një 30-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 30-vjeçari kërkohej nga policia e Savonas për shpërndarje kokaine.

Por ai në Shqipëri njihej si një biznesmen që tregtonte makina.

- reklamë -
Ad imageAd image

Raportohet se me paratë që fitonte nga kokaina, 30-vjeçari H.E. kishte ngritur biznes në Shqipëri.

Ai blinte makina në Itali dhe i sillte në Shqipëri, ku i shiste.

Dyshimet janë se H.E. ishte edhe furnitor i dy shqiptarëve të tjerë, një 28-vjeçari me inicialet E.D. dhe një 25-vjeçari.

Ndani këtë artikull