Ad imageAd image

Nënë e bijë bëhen të gjalla brenda rrënojave, pezullohet operacioni me makineri të rënda

1 min lexim

Situatë ankthi po  raportohet pranë një pallati 6- katësh në Durrës, të cilit dy katet e para i janë zhytur nën tokë. Dhjetëra forca operacionale të cilët po pastrojnë gërmadhat me mjete të rënda,  mësohet se pak më parë e kanë pezulluar sërish punën.

Arsyeja është, se mendohet se ka ende persona të gjallë nën rrënoja. Forcat e shpëtimit kanë dëgjuar klithma dhe dyshohet të jenë një nënë me vajzën e saj, që po kërkojnë ndihmë.

Ndërkohë, po krijohet një rrugë hyrëse brenda rrënojave, që të mund të sigurojnë kontakt me familjen. Dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja edhe shumë qytetarë dhe  po punohet për shpëtimin e tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull