Ad imageAd image

Nga dje disa tërmete të njëpasnjëshme në Shqipëri

1 min lexim

 

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë në vendin tonë rreth orës 08:10 minuta të mëngjesit të së premtes.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë 4.5 shkallës Rihter me thellësi 14 km. Ndërkohë që epiqendra ishte në lindje të Bulqizës.

Sipas IGJEUM në zonën e Bulqizës vetëm gjatë paradites kanë ndodhur edhe 3 lëkundje të tjera, me magnitudë nga 3.3 në 3.6.

Po ashtu kjo zonë e Shqipërisë sipas Institutit të Gjeoshkencave edhe ditën e Enjte më 28 Tetor ka patur 6 tërmete të tjera me magnitudë më të ulët, nga 2.1 në 2.8.

 

Sipas ekspertëve të sizmologjisë, Shqipëria është një ndër vendet më sizmoaktive në Europë. Ajo shtrihet në brezin e dytë të zjarrtë. Mes mikropllakës së Adrias dhe asaj Euroaziatike, shtytja e të cilave shkakton dhe lëkundjet sizmike. Vendi ynë ka tre breza sizmikë, ku ndodhin kryesisht edhe tërmet më të fuqishme.

Brezi tërmetor Adriatiko-Jonik; Brezi Peshkopi-Korçë, me shtrirje veri-jug; si dhe brezi i tretë më problematikë është ai Lushnje-Elbasan-Dibër./Klan News/

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull