Ad imageAd image

Ngujohen studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

1 min lexim

Studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, janë ngujuar në auditoret e universitetit, në vijim të protestës studentore që ka përfshirë të gjitha universitetet publike të vendit.

Mësohet se studentët janë ngujuar në godinën kryesore të universitetit. Ngujimi ka filluar në oren 16-00.

Aktualisht, ka me qindra student të ngujuar në disa fakultete të Tiranës, Durrësit, Shkodrës etj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ata shprehen të vendosur në vijimin e protestave dhe grevave deri në plotësimin e pikave të parashtruara për qeverinë dhe Kryeministrin Rama.

Ndani këtë artikull