Ad imageAd image

Nis me vonesë e më pas shtyhet seanca për Arbër Çekaj, zbuloni arsyen

1 min lexim

Seanca gjyqësore për Arbër Çekajn në Gjykatën për Krime të Rënda ka filluar 23 minuta me vonesë, për shkak të vonesës së kryesueses së trupit gjykues, Daniela Shirka, e cila mori konfirmimin në detyrë mëngjesin e sotëm nga KPK, në kuadër të Vetting-ut.

E megjithatë, seanca për dosjen e 613 kg kokainë është shtyrë për në datën 20 nëntor, ora 10:00, pasi mbrojtësit e Donaldo Lushajt nuk u paraqitën në seancë. Gjithashtu, edhe avokati Maks Haxhiu nuk ishte i pranishëm për arsye të gjendjes shëndetësore.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull