Ad imageAd image

Nisin punimet te kthesa e Prezës-Rinas, devijohet qarkullimi

1 min lexim

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e qarkullimit rrugor njoftojnë në një deklaratë të përbashkët për nisjen e punimeve në një tjetër aks, çka do të sjellë devijim të lëvizjes.

Në njoftimin e ARSH-së dhe Policisë bëhet e ditur se duke filluar nga data 18 shtator 2018 do fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesën Rinas në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml.

Për këtë arsye mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushë Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë Krujës.

- reklamë -
Ad imageAd image

ARRSH dhe Policia deklarojnë se automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë Krujë – Rinas.

Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës

Ndani këtë artikull