Ad imageAd image

Një muaj hetime, kapet personi që vidhte portofolat e pacientëve në Urgjencë

1 min lexim

Një person i cili vidhte portofolat pacientëve që shkonin në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore, është vënë në prangat e policisë.

Pas hetimeve që zgjasnin prej një muaj, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili ishte kthyer në një shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Spitalit të Fierit.

Nga ana e uniformave blu gjatë kësaj të premteje, u arrestua në flagrancë Nikollaq Liçi, 62 vjeç, banues në Kuçovë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Arrestimi i tij u bë pasi në Urgjencën e Spitalit të Fierit, dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje.

Nga hetimet e deritanishme është bërë u mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D., dhe A.Gj..

Aktualisht vijon puna për zbulimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga Liçi, ndërsa në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Vjedhja”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull