Ad imageAd image

Një studim i ri zbulon se 80% e njerëzve nuk mund të flenë kur largohen nga shtëpia!

1 min lexim

Një studim i ri botëror i realizuar nga IHG Hotels & Resorts zbulon se katër nga pesë udhëtarë kanë vështirësi të flenë kur largohen nga shtëpia. Ky studim i bërë posaçërisht për ‘Ditën Botërore të Gjumit’, zbuloi se njerëzit që udhëtonin për biznes, në veçanti humbin rreth 58 minuta gjumë çdo natë, kur largohen nga shtëpia.

Ndër shkaqet e përmendura për gjumin e parehatshëm, jane : (44 përqind) ndërrimi i vendit, pra kur largohemi nga një mjedis në një tjetër ; (35 përqind) zhurmat rastësore; dhe (35 përqind) dëshira për të punuar vonë.

Më shumë se dy të tretat (67 përqind) e të anketuarve deklaruan se ndjehen më të lodhur kur janë larg shtëpisë. Për të pasur një gjumë sa më të qetë, gati gjysma e tyre, ose provojnë të dëgjojnë muzikë (47 përqind) ose të shikojnë televizor (45 përqind).

- reklamë -
Ad imageAd image

“Nuk është sekret që udhëtimi mund të jetë sfidues për shëndetin tonë, veçanërisht kur bëhet fjalë për procesin e gjumit”, tha Dr Steven Lockley, një profesor i asociuar i mjekësisë në Harvard Medical School.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull