Ad imageAd image

Njoftim i rëndësishëm/ Shpallen datat e aplikimeve për studentët

1 min lexim

Janë shpallur datat për aplikimet për studentët, duke përfshirë edhe ato përfshirë edhe ato për programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kandidatët duhet t’i bëjnë aplikimet pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi, përpara fillimit të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuara në udhëzim.

Udhëzimi i MAS thotë se kandidatët të cilët kërkojnë të ndjekin studimet në një  program të dytë apo t’i transferojnë në programet e studimit të ciklit të parë,  në programet e studimeve me karakter profesional, kanë mundësi të  aplikojnë nga data 3 shtator deri më 14 shtator.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas udhëzimit kandidatët nuk mund t’i bëjnë transferimet gjatë vitit akademik dhe nuk kanë të drejtë të aplikojnë për transferim të studimeve ish-studentët e institucioneve të arsimit të lartë të mbyllura me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 6 gusht 2014.

Ndani këtë artikull