Ad imageAd image

Njohja e patentave shqiptare në Itali/ Ambasada del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

1 min lexim

 

Ambasada italiane në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm lidhur me njohjen e patentave në vendin përtej Adriatikut.

Ambasada e Italisë në Shqipëri ka shpërndarë një njoftim në “Twitter” ku bën me dije se marrëveshja e firmosur mes dy vendeve në mars të këtij viti, që hyri në fuqi në 12 korrik, do të nisë së shpejti zbatimin pas tejkalimit të disa problemeve teknike.

- reklamë -
Ad imageAd image

Njoftimi është ndarë në gjuhën shqipe edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Itali. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Njoftimi i plotë

Lidhur me Marrëveshjen për konvertimin e patentave, hyrë në fuqi më 12.07.2021, informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike me qëllim që përdoruesve t’u jepet mundësia të paraqesin sa më parë kërkesat për konvertimin e patentave të tyre

Ndani këtë artikull