Ad imageAd image

Nuk ndalen lëkundjet, dy tërmetet e fundit brenda 4 minutash

1 min lexim

Në një hark kohor prej 45 minutash, tre lëkundje tërmeti janë regjistruar në territorin shqiptar. Sipas të dhënave të EMSC, pas lëkundjes së regjistruar në orën 08:25, një tjetër tërmet u regjistrua në orën 09:05 të mëngjesit të së dielës me magnitudë 3.5 të Shkallës Rihter.

Katër minuta më pas u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 3.4 të Shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit të orës 09:05 ishte 31 km nga Tirana dhe 2 km nga Durrësi, ndërsa ajo e orës 09:09 ishte në Adriatik, me thellësi 44 km, dhe 39 km nga Tirana.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të gjitha këto lëkundje konsiderohen normale nga sizmiologët pas tërmetit prej 5.8 të shkallës Rihter që goditi vendin në orën 16:04 të së shtunës.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull