Ad imageAd image

Nxirret në breg anija me turistë, e bllokuar në Lungomare

1 min lexim

Një anije u bllokua sot në afërsi të Lungomares në Vlorë. Bëhet fjalë për një Velierë, brenda të cilës udhëtonin turistë të huaj.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se kapiteneria e Vlorës nisi operacionin për nxjerrjen e anijes, ndërsa rojet bregdetare arritën ta tërhiqnin. Mësohet se Veliera kishte ngecur 30 metra larg bregut, ndërsa shkak ka qenë era e fortë.

Ndërkohë, në ndihmë të anijes më herët shkoi edhe një tjetër mjet lundrues, (nje gomone) i cili u dëmtua.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull