Ad imageAd image

Operacioni ‘Bukë e miell’, prangos 3 shqiptarë për kokainë në Itali

2 min lexim

Tre shqiptarë e një italian kanë rënë nën pranga nga policia në Itali me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit kokainë.

Operacioni i koduar “Bukë e miell” i ekzekutuar nga policia e Empolit me urdhër të Prokurorisë së Firences ka arrestuar shqiptarët; Liman Dana 54 vjeç, djali i tij Arjan Dana 29 vjeç, nipi Fabian Isamili 23 vjeç si dhe shtetasi italian Alfonso Di Villanova Baldeti 44 vjeç, pronar i një furre buke në komunën San Miniato në provincën e Empolit.

Tre shqiptarët akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafik kokaine, të cilën e shisnin si individualisht ashtu dhe si furnizues të italianit të arrestuar.

Shqiptari 54 vjeçar, Liman Dana merrej me përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave të kokainës në banesën e tij, ndërsa djali i tij Arjan Dana e nipi Fabian Ismaili ishin korrierët e shitjes së drogës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2016 pas denoncimit të bërë në polici nga e dashura e italianit të arrestuar Maria Esposito 41 vjeç e cila pas një grindje me të dashurin rrëfeu aktivitetin kriminal si dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.

Sipas policisë italiane kokainë e trafikuar ishte e cilësisë mjaft e pastër e dozat varionin nga 10 deri më 50 gramë.

Image

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull