Ad imageAd image

Pamje të tmerrshme/ Kushtet mizerable të dy kuzhinave në Llogara

1 min lexim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dy restorante në Llogara, për përdorim produktesh të skaduara si dhe ushtrim aktiviteti në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare. Konkretisht në këto dy lokale, që shërbenin si piceri dhe restorante, janë gjetur dhe sekuestruar miell dhe pana me afate të tejkaluara të skadencës.

Pamjet tregojnë kushtet e tmerrshme të kuzhinave në zonën turistike të Llogarasë

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull