Ad imageAd image

Pamjet e reja nga aksidenti mbrëmë, të lënduar edhe dy efektivë (FOTO)

1 min lexim

Policia ka ndaluar qe mbrëmjen e djeshme dy të rinjtë qe ishin ne makinën qe përplasi 7 mjete te tjera gjate ndjekjes policore ne zonën pranë burgut 303 ne Tirane. Ata janë nën akuzë për kundërshtim te forcave te rendit.

“Panorama” mëson se personi qe shkaktoi aksidentin e shumëfishtë quhet Gentian Koçi dhe ishte i shoqëruar nga shtetasi Ervin Kodra, ky i fundit pasagjer. 

Dy te rinjte ishin te armatosur, e pas perplasjes se fundit te semafori i zones se burgut, kane dale nga makina duke u hedhur dhe armet i kane “fluturuar” ne oborrin e nje banese ne zone, por arratia e tyre ka perfunduar pak metra me tej.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mësohet se gjate ndjekjes makina ka përplasur policët dhe të lënduar kanë mbetur dy efektivë policie te patrulles “Shqiponja”.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull