Ad imageAd image

PD: Ku po e çon arsimin kjo qeveri? (VIDEO)

1 min lexim

Në këtë ditë të parë të shkollës, deputetët e Partisë Demokratike janë shpërndarë nëpër zonat e tyre, për të denoncuar mbylljen e shkollave nga Ministria e Arsimit.

Deputetja Dhurata Çupi ishte këtë mëngjes në Klos të Matit.

Çupi: “Në ditën e parë të shkollës 35 nxënës të shkollës së Patinit që ditën e parë të shkollës nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë këto klasa. Është shkollë dhe fillore dhe nëntëvjeçare.Në qarkun Dibër mbyllen rreth 30 shkolla, ku po shkojmë?”

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë deputetët Luçiano Boçi dhe Endri Hasa denoncuan mbylljen e shkollës së mesme në Bradashesh, qarku Elbasan. Sipas Boçit ajo i është dhënë me qira klientelës së qeverisë.

Boçi: “Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është drmatike, kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan”.

Edhe deputetja Lindita Metaliaj nga Fishta e  Lezhës foli për 9 shkolla të mbyllura në rrethin e Lezhës.

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull