Ad imageAd image

PE miraton marrëveshjen për Brexit, emocione në seancë, lot dhe gëzim

2 min lexim

Parlamenti Evropian ka aprovuar marrëveshjen për Brexit të Boris Johnson në një votim përfundimtar historik duke i hapur rrugën Britanisë së Madhe të largohet nga BE këtë javë.

Eurodeputetët në Bruksel e mbështetën me shumicë ratifikimin e Marrëveshjes së tërheqjes, me 621 vota për, të mërkurën në mbrëmje.

Dhe siç shkruajnë mediat britanike, në parlament kishte skena emocionale ndërsa rezultati u njoftua, me eurodeputetët që “lidhnin duart në solidaritet për të kënduar një kor të fundit të Auld Lang Syne”, një këngë tradicionale.

- reklamë -
Ad imageAd image

Megjithatë, disa të tjerë, jo të paktë në numër thuhet të jenë parë qarë dhe përqafuar njëri-tjetrin, ndërsa të tjerët festuan duke ngritur gota me shampanjë që “festonin pavarësinë e re të Britanisë”.

Kreu i Partisë Brexit, Nigel Farage, përshëndeti lajmin duke tundur flamujt e Bashkimit me aleatët e tij ndërsa deklaroi se Britania “nuk do të kthehet kurrë më”.

Gjithsesi, disa eurodeputetë britanikë thanë që ata shpresonin që Mbretëria e Bashkuar të kthehej një ditë në BE.
Ndërkaq presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ratifikimi i marrëveshjes së tërheqjes ishte “vetëm një hap i parë” drejt një partneriteti të ri midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të dyja, tha ajo, duhet të “bashkojnë forcat” në fusha të tilla si ndryshimi i klimës, dhe të kërkojnë një partneritet të ngushtë pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar të premten.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull