Ad imageAd image

‘Për më pak se 10 kg kokainë nuk lëvizim’, dalin përgjimet e bosit shqiptar të drogës

1 min lexim

Policia italiane zbulon nga pergjimet kartelin shqiptar te droges ne Itali, qe e importonin nga Belgjika dhe Holanda. Mediat italiane bejne me dije se kapoja i grupit eshte shqiptari 37-vjeçar Xhevdet Plaku, koka e madhe e trafikut.

koka

Sipas policise ai perdorte 25 identitete te ndryshme per te mos u kapur nga kontrollet dhe drejtonte organizaten permes udhetimeve te shumta qe bente ne Amsterdam.

- reklamë -
Ad imageAd image

Banda i ndante pakot e droges ne baze te cilesise dhe sipas saj kishin edhe emertimet, sipas markave te botes se luksit. Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.

“Nuk është Hermes, por është mirë.” – eshte vetem nje nga pergjigjet mes trafikanteve qe cuan ne zbulimin e grupit.

Operacioni u finalizua me 56 te arrestuar, duke goditur tre banda por qe kishin lidhje mes tyre.

Në 153 faqet e urdhër-arresteve dokumentohen bisedat që vërtetojnë fuqinë kriminale të grupit, të tilla si një porosi te kapur qe ne mars 2016: “Per me pak se 10 kg kokaine nuk levizim” – thote nje nga kokat e organizates.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull