Ad imageAd image

‘Për Republikën e Librazhdit moratorium do të thotë zhdukni pyjet!’

2 min lexim

Prej datës 11 Shkurt 2016 ka hyrë në fuqi Moratoriumi i Pyjeve për një periudhë 10-vjeçare.

Qëllimi i këtij ligji është që të reduktojë ndërhyrjet mbi fondin pyjor, të degraduar si pasojë e mbishfrytëzimit dhe dëmtimeve të tjera, me synim përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjes së tij.

Në bazë të këtij moratoriumi ndalohet kategorikisht i -) ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ii -) tregtimi i produkteve të tij, iii-) ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por në Republikën e Pavarur të Librazhdit ky ligj nuk ekziston. Aty vazhdon të prihen pemë pa kriter dhe pa asnjë frikë nga ndëshkimi që parashikon ligji. E gjitha kjo sepse në krye qëndron Taulant Balla, duke kaluar edhe mbi ligjin.

Nuk është hera e parë që qytetarët dërgojnë foto në drejtim të ish-kryeministrit Berisha, për të ndaluar masakrën mjedisore që po i bëhet qytetit të Librazhdit.

“Per Republiken e Librazhdit moratorium dmth zhdukni pyjet, prisni sa me shume! Sb”, shkruan Berisha në facebook duke i bashkëngjitur fotot e dërguara nga qytetarët.

45268087 1143793552448217 446993575960379392 n

Ndani këtë artikull