Ad imageAd image

Përgjimet e “Bild”, fajtorët u kallëzuan në prokurori nga PD-ja në vitin 2016

2 min lexim

Emrat e  dalë nga përgjimet në Qarkun e Dibrës janë kallëzuar në prokurori më 1.9.2016 nga Partia Demokratike. Nëpërmjet një kallëzimi, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka renditi emrat e fajtorëve:

1-Afrim Mikli, kryetar i PS-së Dibër, bashkëpunëtor i ngushtë i shtetasit Ymer Lala, person i njohur për precedent të mëparshëm penal, së bashku dhe veç e veç, kryejnë veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhrrit dhe Selishtit.

2-Arben Keshi, drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Maqellarës.

- reklamë -
Ad imageAd image

3-Agron Malaj, drejtor rajonal i OSHEE për Veriun, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Peshkopisë.

4-Ylli Mikli, administrator i njësisë administrative Muhurrit, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Muhurrit.

5-Spartak Koltraka, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kastriotit.

6-Nuri Meta, kryen veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zona të caktuara të Bashkisë Dibër.

7-Qamil Leta, person me precedent penal, për veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Kalasë së Dodës.

Nga ana tjetër, sipas PD-së në atë kohë, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, ishin edhe 3 persona që mbanin funksione publike dhe të angazhuar në veprimtarinë kriminale të kanosjes së zgjedhësve, kryesisht punonjësve të administratës publike, ku përfshihen, por pa u kufizuar, punonjësit e arsimit dhe ato të shëndetësisë. Konkretisht, ushtrimi i presionit ndaj zgjedhësve, në formën e kanosjes:

1-Jetmir Leshi, mjek, me detyrë anëtar i Komisionit Mjekësor të përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar (KEMP).

2-Drini Gjeci, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore në Bashkinë Dibër.

3-Sonila Braha, me detyrë Drejtore e Shërbimit Social.

4-Robert Aga, shef i Komisariatit të Policisë Peshkopi.

Ndani këtë artikull