Ad imageAd image

Përplasen tre automjete, mes tyre dhe makina e policisë, ka të plagosur

1 min lexim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, ku janë përplasur mjetet tip “Volkswagen” me targa KO0456B me mjetin tip “BMW” me targa të huaja HBA3137.

Nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës.

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Volkswagen”.

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull