Ad imageAd image

Pesë fshatra të Tiranës sot përballen me Erion Veliajn

1 Min Read

Në Gjykatën Admistrative te Tiranes do të zhvillohet ditën e sotme seanca gjyqësore e banoreve të 5 fshatrave në periferi të Tiranës kundër Bashkisë së Tiranës për ndotjen e mjedisit të 5 fshatrave nga ndërtimi prej saj i një fabrike asfaltobetoni.

Në janar 2018, Bashkia ndërtoi në fshatin Pezë Helmës një fabrikë për prodhimin e asfaltobetonit. Vendi ku e kanë ndërtuar është në mes të pesë fshatrave me gati 12 000 banorë. Pezë Helmes, Kalaç, Ura e Beshirit, Menik, Pezë e Vogel.

Share This Article