Ad imageAd image

Plagosi 4 persona për një femër, kush është 20-vjeçari nga Tirana

1 min lexim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin ngjarjes që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, ku mbetën të plagsour 4 studentë.

Sic bëhet me dije, në pranga është vënë 20-vjeçari Henri Karaj, pasi ka plagosur me thikë 4 të rinj, afër Universitetit të Politeknikut.

Sherri mësohet se ka nisur për një femër, ku më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kapet dhe arrestohet në kohë rekod autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Arrestohet nga shërbimet e policisë Tiranë, shtetasi : – Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë” shkruhet në njoftimin e policisë.

Të plagosur kanë mbetur Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. /55News.al/

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull