Ad imageAd image

Plagosi ish dhëndrin me sëpatë, policia lë në burg 54-vjeçarin nga Korça

1 min lexim

Është dhënë masa e dënimit për 54 vjeçarin, Nizamir Bezati i cili para pak ditësh plagosi me sëpatë dhëndrin. Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” 30 ditë për autorin i cili u arrestua dy ditë më parë. Ngjarja u regjistrua në fshatin Kamenicë ku 54-vjeçari plagosi me sëpatë ish dhëndrin.

Kujtojmë se i plagosuri ka një vajze të mitur me vajzën e autorit, motiv ky që mund të fshihet edhe pas plagosjes.

Bezati dhe ish dhëndri i tij kanë pasur konflikte prej disa kohësh. I plagosuri bashkëjetonte me vajzën e autorit, ndërkohë që është paralajmëruar disa herë që mos afrohej në banesën e saj. Shkak dyshohet se është bërë mosnjohja e atësisë së vajzës së mitur,  Bezati e goditi disa herë me sëpate 54 vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda në koke dhe qafë të riut.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull