Ad imageAd image

Plagosi me thikë prindërit, zbardhet dëshmia e të riut

2 min lexim

Ditën e djeshme një krim i rëndë brenda familjes ndodhi në Durrës, teksa 25-vjeçari Hajri Neziri plagosi me thikë dy prindërit e tij të moshuar.

Disa orë pas ngjarjes ai u vetëdorëzua në Polici, dhe ajo që e bënte dhe më të rëndë ngjarjen është fakti se nëna e tij ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.

Po si kishte nisur sherri në familjen Neziri?

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas të riut konflikti mes tij dhe prindërve ka ardhur pas një grindje të çastit, për shkak se aid he bashkëjetuesja e tij ishin të papunë. Ai tregon se prindërit i kishin kërkuar të gjente punë, pasi nuk mund të mbahej gjithë jetën me pensionin e tyre.

‘’Ishte sherr i çastit të bëhej në familjen tonë, pasi unë jam i papunë. Nëna thoshte; “Gjeni një punë, kërkoni një punë të dy. Pastaj ndërhyri babai”, mësohet të jetë shprehur i riu.

Të njëjtën gjë ka konfirmuar nga spitali dhe Destan Neziri, i cili ndodhet në një gjendje më të qëndrueshme për jetën. Ajo që është më rëndë është nëna e autorit, e cila ka marrë gjashtë plagë në zonën e barkut dhe mbahet me oksigjen në spital.

“Sherr i çastit ishte. Nuk kemi pasur sherr në familje. Edhe këtë radhë nisi kur ishim të katërt në shtëpi. Po kërkonim që fëmijët të gjenin një punë (djali me bashkëjetuesen e tij). Se s’mund t’i mbanim ne me pension”,është shprehur babai i 25-vjeçarit. /Faxweb/

Ndani këtë artikull