Ad imageAd image

Plantacion kanabisi në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë me dy tonë marijuanë

1 min lexim

Policia në Spanjë ka shkatërruar një rrjet të kultimit të kanabisit dhe në pranga kanë rënë 4 shqiptarë. Kanabisi dhe kampet e trafikantëve ishin ngritur mes pyjeve.

Të akuzuar për kanabisin dhe kampet e trafikantëve janë arrestuar 4 shqiptarë dhe është sekuestruar një sasi prej 2 tonë drogë.

Plantacionet të vendosura në parkun natyror të Sierra Cuenca. Hetimet kudër trafikantëve të marijuanës nisën në tetor falë sinjalizimeve të banorëve vendorë për praninë e të arrestuarve në komunën Huélamo (Cuenca). Sasia e bimëve dhe bohçeve të marijuanës që u konfiskua arrinin në 2,060 kilogramë. Agjentët sekuestruan gjithashtu edhe 1,600 euro në para të thata, një automjet, katër celularë dhe një peshore elektronike. Në operacion morën pjesë 30 policë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Të arrestuarit kishin krijuar një kamp të vogël, i cili u lejonte atyre t’i ruanin plantacionet dhe vendet ku e thanin marijuanën 24 orë në ditë,” shpjegoi policia spanjolle. “Falë bashkëpunimit të qytetarëve, u shkatërruan më shumë se dy ton bimë dhe bohçe marijuane,” shtoi ajo.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull