Ad imageAd image

Plas sherri në ‘Zonë e lirë’, Bleona tenton të braktisë studion

1 min lexim

Në ‘Zonë e Lirë’ është e ftuar Bleona Qereti. Por teksa ajo po shpjegonte keqkuptimin për ngrirjen e vezëve, regjia në studio i ka shfaqur një imitim që ka bërë aktori i humorit Rezart Veleshnja.

Veleshnja shihej teksa imitonte Bleonën, por mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares. Bleona ka kërkuar që video të ndërpritet pasi e ka quajtur këtë një skandal dhe banalitet, shkruan zoneelire.al.

Pasi ka thënë se kjo duket shumë vulgare dhe ky është banalitet, Bleona ka tentuar të braktisë studion.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Unë po flas për këtë fenomen ju vazhdoni akoma me banalitete idiote. Mirupafshim Arian”, u shpreh Belona.

Por mesa duket Çani i ka kërkuar të rikthehet dhe ka arritur ta risjellë Bleonën sërish në vendin e saj.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull