Ad imageAd image

Po afron dimri, në Kukës bie bora e parë

1 min lexim

Në Kukës ra bora e parë , ndërsa thuajse i gjithë vendi ishte i përfshirë nga reshjet intensive të Shiut. Dimri i ka dhënë sinjalet duke zbardhur Majën e Gjallicës në lartësinë 1900 metra.

Bora e parë ra në Kukës!

Këto pamje tregojnë majën e Gjallicës të zbardhur nga petku i bardhë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Temperaturat e ulëta të cilat kanë karakterizuar motin përgjatë ditëve të fundit kanë i shndërruan reshjet e shiut në dëborë në lartësinë 1900 metra mbi nivelin e detit.

Veç simbolikës, bora e parë në Kukës është edhe paralajmërim se dimri është në prag.

Gjatë natës si në të gjithë vendin pati reshje dhe erëra të forta e për pasojë probleme në energji elektrike dhe rrëshqitje gurësh në disa rrugë.

Problematika pati në akset Kukës- Shishtavec, Margegaj Valbonë dhe Fierze Lekbibaj, por përgjatë të dielës këto rrugë ishin të kalueshme normalisht.

Ndërkohë e gjithë pjesa tjetër e vendit vijon të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu.

Era fryn në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.

Ndërsa sipas parashikimeve java e re do të nisë pa reshje shiu, por temperaturat do të jenë tipike te vjeshtës dhe në vijim do të ulen.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull