Ad imageAd image

Pogradec/ Arrestohen për konflikt fizik, të dehurit shkatërrojnë komisariatin e policisë

1 min lexim

Dy persona të dehur kanë shkatërruar pajisjet e zyrave në Komisariatit e Pogradecit. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 02:00 të së hënës, kur shtetasit me iniciale S.C. dhe B.S. janë përfshirë në një konflikt fizik me disa persona të tjerë, në lagjen 5 të Pogradecit. Banorët kanë njoftuar policinë, e cila arrestoi në flagrancë shkaktarët e sherrit.

Por gjatë shoqërimit në komisariat, të ndaluarit kanë kundërshtuar dhunshëm efektivët e policisë. Ndërsa pasi kanë mbërritur në rajon, dy të ndaluarit, të cilët kanë qenë të dehur, kanë thyer dhe dëmtuar pajisjet e zyrës ku po merreshin në pyetje.

Ndani këtë artikull